Kryeministri Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, do të realizojnë vizita të ndryshme.
Agjenda e aktiviteteve:
09:00 - Vizitë degës së OVL-UÇK në Prizren
15:00 – Shpërndarja e donacionit tek Spitali Rajonal i Prizrenit
15:30 – Vizitë tek shoqata ESNAF
16:30 – Vizitë në Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit - SHZAP
18:00 – Tubimi i mbylljes së fushatës (në fushën sportive “Andrra” në Marash)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubin zgjedhor. (“Sheshi 21”, Prishtinë, 17:00)
Oda e Mjekëve të Kosovës mban Kongresin e dytë të Mjekësisë me temën: “Onkologjia”. (Hotel Emerald, ora 17:00)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubin zgjedhor. (Restorant Arizona, Peran, Podujevë, ora 18:30)
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, mban tubim elektoral në fshatin e tij të lindjes në Stanoc të Poshtëm. (Oborri i shkollës “Nazmi Zhegrova”, Stanoc i Poshtëm, ora: 18:30)
Mbahet ceremonia e hapjes së “Mirëdita, dobar dan!” (Kino Armata, Prishtinë, ora 18:30)
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, mban tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore. Pjesëmarrës edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Oborri i Lidhjes së Prizrenit, ora 19:00)