Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shprehur i lumtur që Western Balkans Investment Framework (Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor), ka dhënë grantin për ngrohje qendrore për disa komuna të Kosovës, ku përfshihet edhe Drenasi.
Lladrovci që angazhimin në këtë projekt e ka nisur në 2017, ka thënë se ngrohja do të merret prej energjisë termike dhe do të përdoret për ngrohjen qendrore në komunën e Drenasit.
Shkrimi i tij i plotë i tij në ‘Facebook’:
Jam i lumtur se Western Balkans Investment Frameëork, WBIF, (Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor), ka dhënë grantin për ngrohje qendrore për disa komuna të Kosovës, ku përfshihet komuna e Drenasit, angazhim ky i filluar më 2017.
Ky është projekt nga Komisioni Evropian, përfshin Drenasin, ku ngrohja do të merret nga energjia termike dhe do të përdoret për ngrohjen qendrore në komunën e Drenasit.
Ngrohja qendrore për komunën tonë, do të jetë kontribut i madh për cilësinë e jetës së qytetarëve, mbrojtjen e ambientit, si dhe të mirat tjera që do të përfitojnë qytetarët.
Ky projekt, i filluar më 2017, tashmë ka marrë rrugën nëpërmjet “Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/14/auto_FB_IMG_16342254599411634226206.jpg)