Kandidati i LVV-së për kryetar të Istogut, Agron Avdijaj, së bashku me zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezaj, ka takuar bujq e fermerë të komunës, ku u diskutuan sfidat, problemet e zgjidhja e tyre nëse LVV qeverisë me Komunën e Istogut.
Përmes një statusi në Facebook, Avdijaj ka thënë se bujqësia është një ndër fushat ku më së shumti duhet investim, subvencionim e mbështetje, e kjo sipas tij do të bëhet me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje.
Ky është statusi i tij i plotë:
Bashkë me zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezaj, sot gjatë ditë mbajtëm takim më bujq e fermerë të komunës sonë, ku u diskutuan sfidat, problemet e zgjidhja e tyre me ardhjen e Lëvizjes në drejtimin e Komunës së Istogut.
Bujqësia është një ndër fushat ku më së shumti duhet investim, subvencionim e mbështetje, e kjo do të bëhet me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në qeverisje.
#BASHKËQEVERISIM! 144
Më shumë për Istogun!