Kandidati për kryetar të komunës së Deçanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Orges Tafilaj, ka thënë që kryetari aktual i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, është frikësuar që të ballafaqohet në debat me kundërkandidatët e tij.
“Ramosaj ka dezertuar jo vetëm të ballafaqohet me ne si kundërkandidatë, por edhe me qytetarët për shkak të mosrealizimit të objektivave dhe premtimeve gjatë mandatit që e ka pasë. Në çdo debat që e kemi pasë ka dalë i humbur prandaj është frikësuar që edhe sot do të përsëritet e njëjta gjë”.
Tafilaj, duke komentuar sondazhet ka thënë që beson që do të jenë në balotazh me kryetarin aktual të Deçanit. Ramosajn.
“Nuk kemi bërë sondazh, por besimi i qytetarëve do të tregohet me 17 tetor dhe ne jemi në balotazh me Ramosajn patjetër”, ka thënë Tafilaj.