Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë ka njoftuar se të hënën nuk do të mbahen ligjëratat në këtë fakultet.
Kjo pasi që objekti i këtij fakulteti do të jetë qendër e votimit për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në të gjitha komunat e vendit.
Sallat e fakultetit do të dezinfektohen të hënën.
“Të dashur studentë, Të hënën, 18.10.2021, mësimi do të zhvillohet në mënyrë virtuale (online), për shkak të dezinfektimit të sallave meqë Fakulteti Filologjik është qendër votimi për zgjedhjet komunale. Suksese”, thuhet në njoftim.