Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat anti-covid-19 që duhet t’i zbatoni nesër për zgjedhje.
Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse dhe të mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim.
Kështu thotë për arbresh.info zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
“Sa i përket masave qoftë për votuesit por në këtë rast edhe për stafin zgjedhor, për votuesit nuk ka ndonjë masë rigoroze sa i përket procesit të votimit, çdo qytetarë shkon për të votuar duhet të mbajë distancë fizike 2 metra, dhe gjithashtu ta mbajë të vendosur maskën me përjashtim të kohës kur duhet të identifikohet nga anëtari i këshillit të vendvotimit.
Në hyrje dhe në dalje duhet të bëjë dezinfektimin e duarve pasi janë të vendosura dezinfektues nga ana e KQZ-së”, thotë ai.