Mërgimtari nga Kamenica ka ardhur nga Zvicra në Kosovë për të votuar.
Ai tha se nuk ndihej i sigurt që të votonte përmes postës.
“Kom pas dëshirë me votu direkt e jo përmes postës, se përmes postës po na humbin edhe votat dhe nuk vijnë në vendin e duhur, po edhe kështu e kemi më mirë me votu direkt”, tha ai.
Tutje, ai tha se nuk pendohet që ka udhëtuar nga Zvicra për në Kosovë, për këto zgjedhje.
“Unë jetoj në diaspor, ashtu e kemi pas fatin me shku herët, por mu zemra në rreh për Kosovë”, u shpreh mërgimtari.