mbylljes së vendvotimeve dhe pas sondazheve të cilat e paraqesin fitues, Ramiz Lladrovcin, ky i fundit ka falënderuar qytetarët, në veçanti vëzhguesit për angazhimin në këtë process zgjedhor.
“Ju falënderoj nga zemra, për kulturën e dëshmuar në fushatën e shkëlqyer si dhe procesin zgjedhor”, ka shkruar ai
Postimi në Facebook:
Qytetarë të nderuar,
Ju falënderoj nga zemra, për kulturën e dëshmuar në fushatën e shkëlqyer si dhe procesin zgjedhor. Po ashtu, secilin nga ju e falënderoj për angazhimin që dita e sotme në komunën tonë të rrjedh si është më së miri.
Në veçanti i falënderoj vëzhguesit, komisionarët dhe personelin tjetër të kyçur në procesin zgjedhor në komunën e Drenasit, me kërkesën që deri numërimin e votës së fundit, të zbatoni ligjin dhe ruani votën e qytetarit.
Ju faleminderit dhe gjithë të mirat për të gjithë juve.
Ramiz Lladrovci