Lladrovci falënderon votuesit

Kosova

Lladrovci falënderon votuesit

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 21:33
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar sëcilin nga zemra, për kulturën e dëshmuar në fushatën e shkëlqyer si dhe procesin zgjedhor.

Po ashtu, secilin nga ju e falënderoi për angazhimin që dita e sotme në komunën tonë të rrjedh si është më së miri.

Njoftimi i Lladrovcit:

Qytetarë të nderuar,

Ju falënderoj nga zemra, për kulturën e dëshmuar në fushatën e shkëlqyer si dhe procesin zgjedhor. Po ashtu, secilin nga ju e falënderoj për angazhimin që dita e sotme në komunën tonë të rrjedh si është më së miri.

Në veçanti i falënderoj vëzhguesit, komisionarët dhe personelin tjetër të kyçur në procesin zgjedhor në komunën e Drenasit, me kërkesën që deri numërimin e votës së fundit, të zbatoni ligjin dhe ruani votën e qytetarit.

Ju faleminderit dhe gjithë të mirat për të gjithë juve.

Ramiz Lladrovci

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat