Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka ftuar simpatizantët e mbledhur para selisë të shpërndahen, pasi rezultatet preliminare do të vonohen dhe festën sipas tij do të vazhdojnë nesër.
Ani pse nuk e shpalli fitoren, Bulliqi tha se besojnë se kanë fituar besimin më të madh në Podujevë.
Bulliqi: Duhet ta presim rezultatin
"Derisa nuk i kemi rezultatet të gjitha nuk mundemi të themi rezultatin përfundimtar, duhet të presim rezultatin...Ne nuk i kemi të gjitha rezultatet, ne besojmë se do të fitojmë dhe kemi besimin e madh qytetar", tha ai.
Kryetari aktual i komunës së Podujevës falënderoi për angazhimin edhe gjithë aktivistët dhe vullnetarët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Bulliqi: Festën ta vazhdojmë nesër
"Rezultatet do të vonohen edhe pak sepse paraqitja e tyre po shkon ngadalë, andaj ne jemi gati tek ora policore, ju kisha lutur shumë që të shpërndahemi ngadalë dhe festën e fitores ta vazhdojmë nesër", shtoi ai.