​Memli Krasniqi: PDK fitoj në 5 komuna pa balotazh

Kosova

​Memli Krasniqi: PDK fitoj në 5 komuna pa balotazh

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 22:57
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se janë fitues në pesë komuna pa balotazh.

Bazuar në të dhënat nga tereni dhe rezultatet e KQZ-së, PDK ka fituar pa balotazh në Mitrovicë, në Ferizaj, në Skenderaj në Kaçanik dhe Han të Elezit.

Jemi në balotazh dhe me besimin e qytetarëve në nëntor do ta fitojmë Prizrenin, Drenasin, Vushtrrinë, Shtime, Dragashin, Malishevën dhe Klinën”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Kujtojmë që rezultatet janë në përfundim e sipër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat