Fushë Kosova në balotazh? – Numërohen 75 për qind të votave

Kosova

Fushë Kosova në balotazh? – Numërohen 75 për qind të votave

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Në bazë të rezultateve nga rreth 75 për qind të votave të numëruara, Komuna e Fushë Kosovës mund të shkojë në balotazh.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Burim Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të shkojë në balotazh, pasi deri më tani ka 48.75 për qind të votave.

Këto janë rezultatet nga 75 për qind të votave të numëruara:

Burim Berisha (LDK) – 48,75%

Enver Bajçinca (LVV) – 25,86%

Rrahim Tërnava (PDK) – 22,92%

Hasan Ismajli (AAK) – 2,48%.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat