Komuna e Dragashit do të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve pasi në raundin e parë asnjëri nga kandidatët me më së shumti vota nuk arritën të marrin mbi 50 për qind.
Beladin Xheladini nga LDK me 34.87 për qind dhe Shaban Shabani nga PDK-ja me 33.72 për qind do të jenë në garën e 14 nëntorit.
Kaltrina Salihu nga Vetëvendosje renditet e treta me 17.77 për qind, Adnan Redzeplar nga Vakat 10.72 për qind i katërti, Agron Gashi AAK 2.18 për qind i pesti dhe Xhevxhet Tahiri BKK 0.75 për qind.
KQZ deri më tash ka numëruar 99.19 për qind të votave për këtë komunë.