Çmimi për storien më të mirë mbi ambientin ka për qëllim promovimin e arritjeve në raportim që lidhet me ambientin si dhe nxitjen e gazetarëve për të shkruar për temat që lidhen me ambientin në Kosovë dhe më gjerë.
Ky çmim është themeluar nga Organizata ÇOHU në kuadër të koalicionit Pro OPEN për mbështetjen e gazetarisë së shkruar në fushën e mbrojtjes së ambientit.
Për këtë çmim do të shpërblehen tri storiet më të mira. Vendi i parë do të shpërblehet me shumën 500 euro bruto, e dyta me 400 euro dhe storia e tretë do të shpërblehet me shumën 300 euro.
Konkursi shpallet për storiet e shkruara të botuara në periudhën 1 tetor 2020 – 30 shtator 2021, të cilat trajtojnë çështje që lidhen me ambientin në Kosovë.
Për këtë çmim gazetarët mund të aplikojnë me storiet e shkruara dhe të botuara në mediat e Kosovës.
Konkursi është i hapur për gazetarët të cilët kanë çfarëdo pune apo angazhimi në media të shkruara (psh. të punësuar me orar të plotë, punë me honorar/freelance, të vetëpunësuar, apo të ngjashme).
Aplikimi bëhet duke dërguar linkun e stories së botuar apo shkrimin e skenuar në e-mailin e organizatës ÇOHU – [email protected] me subjekt: Çmimi i Ambientit.
Data e fundit për aplikim është 29 tetor 2021.