Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi u ka shprehur mirënjohje qytetarëve për mbështetjen që ia dhanë në zgjedhjet e së dielës.
Ai mori rreth 30% të votave duke siguruar balotazhin me kryetarin aktual, Ramiz Lladrovcin i cili ka marrë rreth 45%.
Ajazi nëpërmjet një statusi të postuar në profilin e tij në Facebook ka thënë se të do ia kthejnë Drenasit demokracinë e drejtësinë.
Statusi i Ajazit:
Qytetarë të nderuar,
Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme!
Do ia kthejmë Drenasit demokracinë e drejtësinë.
Të bashkuar për një të ardhme më të mirë!
Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!💙