Shefi i shtabit zgjedhor të AAK-së në Prishtinë, Selim Selimi ka thënë se AAK’ja tani e tutje do të jetë faktor determinues i politikave për Prishtinën.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Aleanca ka arritur rezultatin më të mirë në zgjedhje që nga zgjedhjet e vitit 2009.
“Si pjesë e ekipit të Dautit, me një program të mirë dhe një listë kandidatësh serioz kemi arritur që të rikthejmë Aleancën në Prishtinë. Sot e tutje do të jemi faktor determinues i politikave për Kryeqytetin”, ka shkruar ai.
Shkrimi i tij i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Pas një rrugëtimi disa mujor për Prishtinën jam i lumtur që sot Aleanca ka arritur rezultatin më të mirë në Kryeqytet që nga zgjedhjet e 2009.
Si pjesë e ekipit të Dautit, me një program të mirë dhe një listë kandidatësh serioz kemi arritur që të rikthejmë Aleancën në Prishtinë. Sot e tutje do të jemi faktor determinues i politikave për Kryeqytetin.
Rezultati i partisë si më i miri ndonjëherë tregon se struktura e Aleancës arriti të këndellet duke ruajtur bazën dhe duke sjellur vlerë të re.
Puna e Aleancës fillon tash!