Banorët e fshatit Poklek i Ri sot duke filluar nga ora 10:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të realizimit të këtyre punimeve teknike.
Punimet zgjasin deri në orët e pasdites së sotme, thuhet në njoftimin Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.
“Investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit janë pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve për të gjithë konsumatorët në zonën e operimit.
Gjatë ditës së sotme, do të vazhdojmë me realizimin e punimeve teknike në kuadër të projektit Ndërrimi i Rrjetave në komunën e Drenasit”, thuhet tutje.