Nis asfaltimi i rrugës Regjionale R210 Brezovicë - Qendra e Skijimit.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka bërë të ditur se duke filluar nga sot do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 - Segmenti Brezovicë - Qendra e Skijimit.
Për ditën e sotme sipas MMPHI-së do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 km.
Ministria njofton të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 Tetor, ora 16:00.