​Rritet numri i pacientëve në Klinikën e Psikiatrisë

Kosova

​Rritet numri i pacientëve në Klinikën e Psikiatrisë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 10:57
Ilustrim

Në Klinikën e Psikiatrisë në Repartin e Sëmundjeve të Varësisë, gjatë 9 muajve të këtij viti 89 pacientë kanë kërkuar trajtim, numër dukshëm më i lartë në krahasim me vitin e shkuar.

Siç bëhet e ditur, 26 prej tyre, kanë qenë në varësi të opioideve (heroinë), ndërsa 11 në varësi të kanabioideve (marihuanë).

Si pasojë e varësisë në polisusbstanca (substanca të shumta psikoaktive) kanë kërkuar ndihmë 25 persona dhe në varësi të alkoolit kanë qenë 14 dhe 3 në varësi nga sedativët.

Sipas kësaj klinike, është shqetësuese që moshat e rejat janë frekuentueset më të shpeshta, sidomos mosha 18 vjeçare e lart.

Ndërsa ka edhe raste kur edhe persona të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar trajtim në këtë Klinikë Psikiatrike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat