Ky është moti për javën e ardhshme

Kosova

Ky është moti për javën e ardhshme

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Java e fundit e muajit tetor do të vijoj me mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell, sipas Institutit Hidrometerologjik të vendit.

Kjo situatë vije si rezultat i prezencës së fushave anticiklonike të cilat kanë përfshirë gjithë territorin e vendit tonë. Temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që ditën e hënë dhe të marte në mëngjes të krijohet mjegulla dhe ngrica të dobëta.

Po ashtu si pasojë e rënies së temperaturave minimale ekzistojnë kushte që në mëngjes të paraqitet fenomeni i brymës i cili mund të ndikoj negativisht në perimekulturë, te ato perime që ju ekspozohen rrezeve direkt të dritës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat