Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve sot ka nisur numërimi i votave të ardhura me postë.
Më së shumti vota me postë për komunën e Obiliqit ka marrë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Halil Thaçi – 22.
Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin (IQO) ka marrë vetëm tetë vota. Mehmet Krasniqi nga LDK-ja tri vota, ndërsa kandidatët nga partitë e tjera nuk kanë marrë asnjë votë.
Komuna e Obiliqit do të jetë pjesë e garës për balotazh më 14 nëntor, pasi që në raundin e parë asnjëri nga kandidatët nuk morën mbi 50 për qind të votave të nevojshme.
Në garën për balotazh ku do të përcaktohet fituesi, do të jenë Xhafer Gashi me 48.25 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së dhe Halil Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje me 20 për qind.