Në komunën e Deçanit kanë votuar 428 mërgimtarë. Më i votuari del të jetë kryetari aktual i kësaj komune, Bashkim Ramosaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i cili mori 235 vota nga 428 sa ishin në total.
I dyti pas Ramosajt është Hyri Dobrunaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 153 vota.
Orgest Tafili i Lëvizjes Vetëvendosje mori vetëm 35 vota nga mërgata e Deçanit.
Ndërsa Isa Elezaj që kandidoi si i pavarur mori katër vota kruse Ardiana Qorraj e PDK-së mori vetëm një votë.