Në Komunën e Lipjanit i pari me votat e diasporës ka dalë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti me 95 vota.
Ndërsa, i dyti është Adnan Rrustemi i Lëvizjes Vetëvendosje me 69 vota, i treti radhitet Hyzer Rizani (PDK) me shtatë vota.
Ndërsa me asnjë votë është kandidati i AAK-së, Bashkim Budakova.
Në rezultatin e rregullt këtë komunë e ka fituar Ahmeti i LDK-së me 14,412 vota, ndërsa i dyti është Rrustemi me 5,861 vota.