Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se mot kryesisht i ngjashëm si dje do të vazhdojë të mbajë deri në fundjavë.
Në mëngjes parashihet të ketë mjegull, kryesisht nëpër ultësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit