Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë para Qeverisë

Kosova

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë para Qeverisë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 07:04
Lotaria e Kosoves

Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës do të organizojnë sot serish një protestë para ndërtesës së Qeverisë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Çështja e Lotarisë së Kosovës ende vazhdon të mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019.

Ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale.

Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe sipas punetorëve ka obligim ndaj punëtorëve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat