- Mbahet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave në të cilën do të shqyrtohet lista e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, në kuadër të “Javës për Viktimat e Krimit” do të mbajë një tryezë diskutimi lidhur me gjetjet e raportit hulumtues "Sfidat në zbatimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit. (Hotel Nartel, ora 10:00)
- Mbahet protestë nga punëtorët e Lotarisë së Kosovës në të cilë do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)
- Mbahet takimi i radhës i Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, në zbatim të Agjendës 2030 në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon konferencën “Mbrojtja ligjore e pluralizmit politik në media”. (Hotel Opera, ora 11:00)
- Mbahet mbledhje komemorative, për nderimin e jetës dhe veprës së Burbuqe Berishës. (Teatri Kombëtar, ora 11:00)
- Nën organizimin e Komunës së Prizrenit, do të mbahet një takim informativ mes ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe fermerëve të komunës së Prizrenit në të cilin do të trajtohet çështja e subvencioneve, granteve dhe politikave bujqësore zhvillimore. (Shtëpia e Kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren, ora 16:00)
- Komuna e Deçanit shfaq premieren e monodramës ‘’Çele gur gojen’’ teksti i Azem Shkrelit, dramatizimi , aktrimi dhe regjia janë nga aktori Nimon Muçaj. (Restorant ‘’Gryka e Deçanit’’, ora 17:30)