Ky do të jetë moti në Kosovë gjatë ditëve të fundit të tetorit

Kosova

Ky do të jetë moti në Kosovë gjatë ditëve të fundit të tetorit

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

E shtuna dhe e diela e fundit e tetorit parashikohet të jenë me mot të kthjellët. Koha e ngrohtë do të vijojë deri të hënën.

Sipas Prishtina Weather ditën e hënë në mbrëmje vranësirat fillojnë të shtohen. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, e gjatë periudhave të qetësisë vende-vende do të kaloj edhe në vlera të dobëta.

E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë.

E diela do të karakterizohet kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -2C e 1C, e maksimalet nga 15C, në rrafshin e Kosovës e deri në 17C nga Dukagjini.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga lindja e juglindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike në një rënie të lehtë por që mbetet në vlera të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat