Javët e fundit gjendja me COVID-19 në Kosovë është përmirësuar dukshëm. Në gjashtë ditët e fundit vetëm dy persona kanë humbur jetën nga ky virus dhe janë konfirmuar 114 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë këtë të hënë ka njoftuar se nga 1 mijë e 298 testime 3 nga to kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, kurse betejën me këtë virus e ka humbur vetëm një person.
Gjithashtu MSh-ja njoftoi të hënën se 20 persona ishin shëruar nga COVID-19.
Ndërkaq të martën MSh-njoftoi se asnjë person nuk kishte humbur jetën si pasojë e COVID-19, kurse 25 persona kishin rezultuar pozitiv me këtë virus.
Në njoftimin e kësaj dite ministria bëri të ditur se ishin kryer 1 mijë e 801 testime dhe ishin shëruar 9 persona.