Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku ne Abelard Tahirin, kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, qëndruan sonte në Korroticë të Epërme.
“Qeverisja më e mirë në vend i solli komunës tonë mbi 750 mijë euro të cilat i kemi destinuar në projektet në shërbim të qytetarëve dhe mirëqenies së tyre”, tha Lladrovci para qytetarëve.
Njoftimi i Lladrovcit:
Takimet në lagjet Obria, Balaj dhe Hoti në Korroticë të Epërme, ku ishte i pranishëm Abelard Tahiri, kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, theksuam rëndësinë e daljes në zgjedhje dhe fitoren më 14 nëntor që do të ketë jehonë përtej komunës tonë.
Miku im, Abelardi, theksoi se fitorja do të ketë jehonë sepse rikonfirmohet vullneti qytetar i lidhur me qeverisjen më të mirë lokale në vend, me projektet dhe shërbimet e mira për qytetarët pa dallim.
Qeverisja më e mirë në vend i solli komunës tonë mbi 750 mijë euro të cilat i kemi destinuar në projektet në shërbim të qytetarëve dhe mirëqenies së tyre.