Sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Intituti Hidrometeorologjik i Koaovës njofton se nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, kryesisht në orët e para të ditës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.