Krasniqi: Qytetarët e Shtimes do ta mbështesin Naim Ismajlin, për të vazhduar zhvillimin e komunës së tyre

Kosova

Krasniqi: Qytetarët e Shtimes do ta mbështesin Naim Ismajlin, për të vazhduar zhvillimin e komunës së tyre

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 18:45
Foto nga takimi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot ishte në Shtime në mbështetje të kryetarti Naim Ismajli.

"Çdo e arritur në qytetin e Shtimes i atribuohet Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Naim Ismajli. Prandaj, qytetarët e Shtimes do ta mbështesin atë edhe tash, për të vazhduar zhvillimin e komunës së tyre me punë të mira dhe projekte zhvillimore", ka shkruar ai në Facebook.

Postimi në Facebook:

Pritje e ngrohtë si përherë në Shtime, ku me kryetarin Naim Ismajli takuam strukturat dhe aktivistët e PDK-së, të cilët janë mobilizuar për fitore në garën e 14 nëntorit. 

Shtimja në qeverisjen e Naim Ismajlit është shndërruar në komunë të zhvillimit ekonomik, sepse ai ka krijuar perspektivë për rininë, ka investuar në ndërmarrësi, arsim, sport dhe kulturë, ka rregulluar infrastrukturën e ka modernizuar administratën. Por, më e rëndësishmja është se tërë këtë periudhë të gjatë kryetari Ismajli ka qeverisur mirë, ndershëm dhe në mënyrë transparente për të gjithë qytetarët, pa dallim. 

Çdo e arritur në qytetin e Shtimes i atribuohet Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Naim Ismajli. Prandaj, qytetarët e Shtimes do ta mbështesin atë edhe tash, për të vazhduar zhvillimin e komunës së tyre me punë të mira dhe projekte zhvillimore.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat