Kandidati dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka zhvilluar takime me qytetarë, të cilët i ka dhënë mbështetje të plotë.
Ai thotë se fjalët e tyre na e shtojnë motivin e na entuziazmojnë për angazhim e punë shtesë.
Postimi në Facebook:
Nga takimet e sotme me qytetarë, dua ta citoj një qytetar nga tubimi i fundit për sot "Zoti ta dhashtë të mbarën ty e ekipit tënd, se mbështetjen tonë të plotë e keni".
Këto fjalë të mira e dashamirëse nga ana e qytetarëve na e shtojnë motivin e na entuziazmojnë për angazhim e punë shtesë.
Faleminderit për mikpritjen bujare secilës lagje e secilës familje!