Krasniqi pret në takim Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan, Derek Mitchell

Kosova

Krasniqi pret në takim Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan, Derek Mitchell

Nga: A.SH Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 14:57
Foto nga takimi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Derek Mitchell.

Temë e bisedës mes tyre ishte procesi zgjedhor në Kosovë dhe zhvillimet aktuale.

Postimi në Facebook:

Pata kënaqësinë të pres sot në zyrat e PDK-së, Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Derek Mitchell, të shoqëruar nga drejtori i NDI për Evropë, Robert Benjamin, drejtoresha e Zyrës në Kosovë, Nancy Soderberg dhe zyrtarët e lartë të programeve të NDI në Kosovë, me të cilët diskutuam lidhur me procesin zgjedhor në Kosovë dhe zhvillimet aktuale.

Gjatë këtij takimi biseduam për sukseset e arritura nga kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës në Zgjedhjet Lokale. Tutje, folëm për përgatitjet dhe mobilizimin që po e bëjmë për garën zgjedhore në komunat, ku kandidatët e PDK-së janë në balotazh.

Përfaqësuesit e NDI, i falënderova për ndihmën e vazhdueshme që ky institut ka dhënë dhe po vazhdon ta japë në Kosovë. Në veçanti, atyre u shpreha mirënjohje për bashkëpunimin e ngushtë me PDK-në.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat