Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Shala, i ka dhënë mbështetje Isni Kilajt, i cili është kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës.
Njoftimin e ka bërë të ditur vet Isni Kilaj.
Shala para rreth dy viteve kishte braktisur Nisman Socialdemokrate për t’iu bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në garën e balotazhit për kryetar të Malishevës më 17 nëntor do të jenë Ekrem Kastati, nga Nisma Socialdemokrate dhe Isni Kilaj, nga Partia Demokratike e Kosovës.