Kurti takohet me sopranon Inva Mula, diskutuan për zhvillimin e Operës së Kosovës

Kosova

Kurti takohet me sopranon Inva Mula, diskutuan për zhvillimin e Operës së Kosovës

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 19:12
Inva Mula dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim sopranon Inva Mula.

Me të diskutuan për avancimin e profilit operistik në Kosovë dhe të institucionit të rëndësishëm e të sapothemeluar të Operës së Kosovës.

Kapacitetet e mëdha të skenës muzikore në Kosovë, me të gjithë profesionistët e profileve përkatëse muzikore dhe gjeneratat e reja plot talent e energji, u vlerësuan si bazë e fortë për zhvillimin e Operës së Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se do t’i përkrahë artistët dhe artin si dhe do të zhvilloi infrastrukturën e nevojshme për ta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat