Kandidati i Partisë Demokratike për komunën e Kaçanikut, Besim Ilazi, tha se PDK po reformohet në hap me kërkesë të qytetarëve.
Ilazi premtoi investim në ndriçim, rrugë dhe kanalizim nëse qytetarët ia japin shansin për një mandat tjetër.
“Jemi në përfundim të infrastrukturës si dhe po ashtu në përmbyllje të rrjetit të ujësjellësit, si dhe trajtimin e ujërave të zeza”, tha Ilazi.
Ilazi po ashtu kritikoi pushtetin qendror, duke pretenduar se nuk janë financuar si duhet për projekte, dhe se siç tha ai, nuk kanë pas problem me qeveritë e kaluara.
Tutje, Ilazi tregoi se ai tash e sa vite ushtron dy profesione, pasi që përveç udhëheqjes në komunë, ai punon edhe si dentist.