Deputeti i nga radhët e LVV-së, Fitim Haziri ka thënë se shprehet i lumtur që dy projektet si Magjistralja Podujevë-Prishtinë dhe Spitali i Podujevës do të funksionalizohen.
Ai ka thënë se Llapi dhe Gollaku, do e marrin mbështetjen që e meritojnë, e që fatkeqësisht u ka munguar.
Postimi në Facebook:
Të dashur llapjanë,
Që nga vitit 2017, si Lëvizje Vetëvendosje, kishim dy projekte primare; magjistralja Podujevë-Prishtinë dhe funksionalizimi i Spitalit të Podujevës - të cilat premtoheshin nga ata të cilët nuk ndanin buxhet për to.
Tashmë këto dy projekte po funksionalizohen; magjistralja do të përfundojë përgjatë vitit të ardhshëm dhe tashmë kanë filluar procedurat teknike dhe buxhetore për funksionalizimin e Spitalit të Podujevës.
Ashtu siç jemi zotuar përgjatë gjithë takimeve me ju, Llapi dhe Gollaku, do e marrin mbështetjen që e meritojnë, e që fatkeqësisht u ka munguar.
Po ashtu, përgjatë mandatit të plotë katër vjeçar, kemi projektuar edhe shumë projekte tjera të mëdha që niveli qendror do i implementojë në gjithë territorin e Podujevës.
Më mirë me #Lëvizjen