Kandidati i LDK-së për JunikunRuzhdi Shehu, ka treguar se cilat janë planet e tij për shëndetësinë në Junik.
Shehu ka thënë se do t’i subvencionojnë mjekët që të punojnë në Junik.
“Së pari ne kemi parapa që t’i subvencionojmë studentët e profileve deficitare me bursa. Shkenca natyrore e mjekësi sepse ka nevojë Juniku. Në shëndetësi do të gjejmë modalitete për shërbimet 24 orëshe. Mjekët do t’i subvencionojmë qoftë për udhëtim e qoftë me banesa, subvencione të qirasë”, ka thënë Shehu në Debat Pernime.
Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve, kandidati i AAK-së ka marrë 45.19 për qind të votave, kurse Ruzhdi Shehu nga LDK-ja, ka siguruar 42.01 për qind të votave.