Komuna e Deçanit ditën e sotme ka ndarë 77 makina mjelëse për fermerët e këtij qyteti.
Ky lajm është bërë i ditur përmes një postimi të drejtorit të Bujqësisë, Rifat Stojkaj, i cili ka thënë se do të vazhdojnë përkrahja për fermerët.
Postimi i plotë:
77 Makina Mjelëse për fermerët tanë!
Zotimin tonë se fermerët deçanasë do të jenë prioriteti ynë, sot kemi vazhduar ta jetësojmë.
Së bashku me Kryetarin e Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj dhe kolegët nga drejtoria e bujqësisë, kemi takuar blegëtorët deçanasë për të cilët kemi ndarë 77 Makina Mjelëse.
Së shpejti do të vazhdojmë me përkrahje për lavërtarët, në ndarjen e Spërkatëseve dhe Motokultivatorëve.
Në qeverisjen e Kryetarit Ramosaj zhvillimi i bujqësisë dhe përkrahja për fermerët tanë do të jenë top prioritetet tona.
Për bujqësinë në Deçan s’kemi me u ndal!