​PZAP: 352 apele janë paraqitur nga kandidatët për asamble komunale kundër vendimit të KQZ-së

Kosova

​PZAP: 352 apele janë paraqitur nga kandidatët për asamble komunale kundër vendimit të KQZ-së

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 18:48
​PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar 352 apele të paraqitura nga kandidatët për anëtarë të asambleve komunale kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë PZAP përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se për detaje të tjera do të dalin nesër me një njoftim.

Njoftimi i plotë:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në seancat e mbajtura me datat 5, 6 dhe 7 nëntor 2021, brenda afatit ligjor prej 72 orëve ka vendosur lidhur me 352 apele të paraqitura nga kandidatët për anëtarë të Kuvendeve Komunale kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Pas këtij afati 72 orësh, në vazhdim, jemi në proces të dërgimit të kopjeve fizike të vendimeve të gjithë ankuesve, në mënyrë që të njëjtit të shfrytëzojnë të drejtën eventuale të ankimit të këtyre vendimeve në afat prej 24 orësh prej momentit të pranimit të tyre, në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Për me tepër, për mënyrën e vendimmarrjes, publiku nesër me kohë do të informohet, përmes një njoftimi tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat