Për gati një muaj, në Komunën e Podujevës nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.
Si rezultat i kësaj, në Podujevë nuk është as edhen një rast aktiv me COVID-19. Të gjithë pacientët e fundit të prekur me këtë virus janë shëruar, duke bërë kështu që Podujeva të jetë njëra ndër komunat e pakta në Kosovë raste aktive me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë në Podujevë janë regjistruar 74 raste të vdekjeve me COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 7.163 pacientë.
Ndërkohë, në Qendrën e Vaksinimit në Podujevë janë administruar deri më tani rreth 75 mijë vaksina anti-covid.