Kandidati nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, sonte Hasin, vendlindjen e tij.
Shaqir Totaj është në balotazh në Komunën e Prizrenit përballë kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskukës.
“Zemra mal nga përkrahja e jashtëzakonshme e hasianëve.
Nuk ka si të jetë ndryshe në Hasin tim, i cili gjithnjë udhëhoqi ndryshimet e mëdha në Prizren. Njëjtë do të jetë edhe kësaj radhe kur me 14 nëntor qytetarët do ta vulosin fitoren tonë. Bashkë për Prizrenin”, ka shkruar Totaj në llogarinë e tij në Facebook.