Hasan Tolaj nga Deçani është 72-vjeçari i cili shëtit çdo qytet të Kosovës për të shitur prodhimet që ai dhe familja e tij i kultivojnë.
72-vjeçari më parë është marrë me ndërtimtari, saktësisht me mjeshtëri.
Por tani ka 5 vite që merret me prodhime ushqimore.
Ai tregon se tani është e vështire, pasi edhe duan shumë punë.