Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark biseduan sot gjasë një takimi mbi procesin e ndryshimeve legjislative, reformat institucionale, sundimin e ligjit dhe çështje tjera me interes të përbashkët.
Lumezi e ka njoftuar Wigemark lidhur me qëndrimet institucionale për këto procese, adresimet që dalin nga rishikimi funksional për sundim të ligjit, sfidat institucionale si dhe angazhimin e institucionit të Prokurorit të Shtetit në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe veprave tjera penale.
Në këtë kontekst, palët vlerësuan progresin e arritur në fushën e sundimit të ligjit, veçmas në shënjestrimin e rasteve të reja, me ç’rast u theksua nevoja për një dinamizëm më të shtuar në pasqyrimin real të këtij progresi.
Wigemark theksoi nevojën për kapacitete shtesë në punën hetimore për rastet e korrupsionit, terrorizmit si dhe për bashkëpunimin ndër-institucional ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë për ta avancuar punën e prokurorisë.