Ujit të pusetave në fshatin Henc të Fushë Kosovës është duke iu bërë analiza kimiko-bakterologjike.
Prandaj Komuna apelon te qytetarët të mos e përdorin për pije.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Drejtoria e Inspekcionit, ka kërkuar nga qytetarët të presin deri në shpalljen e rezultateve nga IKSHPK që po kryen analizën.
“Rekomandojmë qytetarëve të këtij fshati që ta përcjellin web-faqen e komunës së Fushë Kosovës pasi që sapo të dalin rezultatet nga IKSHPK, inspektorati sanitar i komunës do të ju njoftojë.” shkruante në postim.