Mot i ndryshueshëm, të mërkurën dhe të enjten riga shiu

Kosova

Mot i ndryshueshëm, të mërkurën dhe të enjten riga shiu

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët.

IHK njofton se të mërkurën dhe të enjten priten riga shiu të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat