462 raste aktive me koronavirus në Kosovë dhe 740 mijë të vaksinuar me dy dozat

Kosova

462 raste aktive me koronavirus në Kosovë dhe 740 mijë të vaksinuar me dy dozat

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 462.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.440, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,978 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë më shumë se 1.581.266 doza të vaksinës.

Deri më sot më shumë se 739.997 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat