Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka përmes një postimi në Facebook njofton se është zgjatur afati për aplikim për mbështetje financiare për fëmijët e lindur në vitin 2021.
Haskuka ka bërë të ditur se aplikimet mund të bëhen deri më 19 nëntor 2021.
“Ftoj të gjithë prindërit që kanë fëmijë të lindur nga data 01.01.2021 të aplikojnë për këtë mbështetje financiare”, shkruan Haskuka.
Kriteret dhe dokumentet e kërkuara për aplikim mbeten të njëjta sipas thirrjes së datës 25 tetor 2021, të cilën mund t’i gjeni në adresën: https://kk.rks-gov.net/.../26/2021/10/Thirrja-Publike.pdf