Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve, 3 mijë e 658 vaksina janë administruar në Kosovë.
Sipas këtij njoftimi numri i vaksinave të administruara deri tani është 1 milion e 585 mijë e 044.
Ndërsa, 742 mijë e 830 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.658 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.585.044 doza të vaksinës. Deri më sot 742.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.