Kryetari i Drenasit dhe kandidati për një mandat tjetër, Ramiz Lladrovci, bashkë me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin, kanë nderuar heronjtë në sheshin ‘Fehmi Lladrovci”.
Bashkë me ta ishte edhe, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe Ismail Syla.
Ata bashkërisht kanë vendosur lule pranë shtatorëve të heronjve të kombit.
“Nderim i përjetshëm sakrificës dhe heroizimit për liri”, ka shkruar Lladroci në postimin e tij në Facebook.